Me sukses të konsiderueshëm është mbajtur Webinari – Gjithëpërfshirja në Sport e Personave me Aftësi të Veçanta. Ky webinar është mbajtur përmes platformës Zoom dhe inçizimi i saj është publikuar në faqen zyrtare të Facebook’ut të organizatës tonë dhe Radio Televizionit të Kosovës. Në këtë webinar është diskutuar mbi identifikimin e hapave që sektori sportiv ndërkomunal duhet të ndërmerr për krijimin e një sistemi gjithëpërfshirës që do të involvonte personat me aftësi të veçanta në aktivitete sportive. Diskutimet e realizuara në këtë webinar na kanë dhuruar perspektiv se si duhet t’i qasemi gjithëpërfshirjes dhe politikbërjes për përfshirjen e personave me aftësi të veçanta në aktivitete sportive të organizuara në mënyrë institucionale, qofshin ato lokale apo kombëtare.
Ky webinar shpresojmë të shndërrohet në pikënisje për Komunën e Prishtinës të shqyritimit të hapave konkret që duhet të ndërmerren. Pastaj duke e ndjekur shembullin e kësaj komune, ta bëjnë të njëjtën gjë edhe komunat e tjera.