Me qëllim të avancimit të politik-berjes, ndërgjegjësimit dhe avancimit sa më profesional e bashkëkohor të mundshëm në fushën e sportit në Kosovë, “Me Dhe Për Sportin”, “Me Dhe Për Kosovën” dhe “Balltrotter Sports Agency” sjellin kontribut me ekspertizën e tyre në fushat përkatese. Sporti nuk do të kishte kuptim dhe mirë funksionim pa ekzistencën e infrastruktureës së mirëfilltë menagjeriale e ligjore (juridiko sportive); si rrjedhojë, familjarizimi dhe ngritja e vetëdijes në këto dy dimensione është jetike për të gjithë akterët që e mundesojnë zhvillimin e sportit në përgjithësi. Me ekspertizën dhe rrjetëzimin profesional me të cilin disponojmë të dyja entitetet, ndërgjegjësimi me aspektet me më interes në fushën e sportit bëhet më efikas dhe efektiv. Me aktivitetet e parapara për vitin aktual kalendarik dhe prioritetet afat-mesme, është e qartë se në vendin tonë do të përmirësohet mënyra e të menduarit dhe funksionuarit në komunitetin e mbarë sportiv.