OJQ Me Dhe Për Shoqërinë ka nisur një fushatë ndërgjegjësuese për informimin e shoqërisë rreth depresionit, simptomave të tij, shkaktarët e tij dhe mënyrave se si mund të ballafaqohemi me të. Kjo fushatë targeton të gjitha grupet e shoqërisë pa përjashtim, pasiqë depresioni është sëmundje nga e cila mund të preken të gjithë. Duke pasur parasysh faktin që shoqëria jonë mbetet shumë e rezervuar për të diskutuar në mënyrë të hapur për këtë sëmundje, ne mendojmë që një fushatë ndërgjegjësuese informative është hapi i parë që duhet ndërmarrë dhe si komunitet të ju dalim në ndihmë të gjithë atyre që janë të prekur nga depresioni apo edhe atyre që janë të prekur mirëpo nuk janë në dijeni për një gjë të tillë.

Për më shumë informata rreth kësaj kampanje, ju lutem vazhdoni tek faqja “Projektet”.